75 Mall Live Search
13:50 / E Shtunë, 21 Janar 2023 / Gj. Sh

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – Llapi, ky është rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së SUperkupës së Kosovës në futboll mes Ballkanit dhe Llapit.

Skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Llapi është duke luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 29-të, pasi futbollisti Bekim Maliqi është përjashtuar nga ndeshja pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Ai bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj futbollistit të Ballkanit, Nazmi Gripshit./IndeksOnline/