75 Mall Live Search
19:36 / E Shtunë, 21 Janar 2023 / C E

Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen pesë persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 18:30  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.