E thotë emrin, Melinda zbulon se me kë nuk do të bënte këngë kurrë

Një ndër të ftuarat speciale të puntatës së fundut të “Zemër Luana” ka qenë ekskluzivisht reperja Melinda Ademi.
Melinda nuk ka qenë aspak e rezervuar për të dhënë maksimumin e saj.
Një ndër lojrat më të forta është edhe ajo e tortave, ku personazhet duhet të përgjigjen pyetjeve të vështira ose duhet të bëhen pis me tortë.
“Melinda je një ndër reperet që ka korrur shumë sukses dhe je mjaft e dashur për publikun ama siç e dimë të gjithë në showbiz ka shumë xhelozi dhe konkurrencë. Ndaj ne sonte në “Zemër Luana” duam të na tregosh se pse përveç Nora Istrefit, ti nuk ke bashkëpunime me vajza, por ke zgjedhur vetëm me artistë meshkuj. Si edhe duam të na tregosh se me cilën prej këngëtareve shqiptare nuk do e bëje një bashkëpunim dhe cilën do e ftoje tani live nga skena e “Zemër Luana”. Ndaj përgjigjen ose festo ditëlindjen”, ka qenë pyetja për Melindën.
Ajo është përgjigjur duke treguar se ndoshta nuk ka patur ndonjë ftesë nga të tjera vajza, por ajo do të bëjë një bashkëpunim me Rinën, ku gjithashtu ka ftuar dhe Luanën për një bashkëpunim, duke treguar në anën tjetër se nuk do të bashkëpunonte asnjëherë me Taynan.