Deputetët e PDK-së i bashkëngjitën protestës, e quajnë deklaratën e Kurtit skandaloze (VIDEO)

Deputetët nga radhët e PDK-së, iu kanë bashkangjitur protestës të thirrur nga fëmijët e dëshmorëve kundër deklaratës së Kurtit për Ivanoviqin.
Deputetët Ariana Musliu Shoshi, Bekim Haxhiu, Ardian Kastrati, Blerta Deliu, Ganimete Musliu, Rashit Qalaj, Mergim Lushtaku si dhe deputeti Hajdar Beqa u panë të pranishëm në protestë, ku deklaratën e Kurtit e quajtën skandaloze.
Ata kërkesat e protestuesve i vlerësuan si legjitime dhe se kryeministri i vendit Albin Kurti, më e pakta që mund të bëje është kërkim falja dhe të tërhiqet nga një deklaratë e tillë./IndeksOnline/
Videon e gjeni më poshtë: