75 Mall Live Search
12:13 / E Martë, 24 Janar 2023 / S Z

Rama: Super lajm për nxënësit, do t’i trajnojmë mësimdhënësit e matematikës

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Fakultetin e Edukimit dhe organizatën “Toka”, për trajnimin e mësimdhënësve të matematikës, në shkollat fillore të Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i cili ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit,  ky është një super lajm.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit po sjellim një super lajm, për nxënësit e shkollave fillore të Prishtinës. Sot, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit me Fakultetin e Edukimit dhe TOKA për trajnimin e mësimdhënësve të matematikës në shkollat fillore të Prishtinës. Një projekt shumë i përzemërt i Drejtores Besianë që prej fillimit. Përmes trajnimit do të bëjmë lëndën e matematikës më të këndshme për fëmijët, duke integruar sa më shumë shembuj aplikativ për të pasur mësim sa më progresiv”, ka shkruar Rama./IndeksOnline./