Zelensky: Ukraina ka nevojë për vendime për dërgesat e tankeve moderne

Kievi ka nevojë për vendime për dërgesat reale të tankeve moderne, ka thënë presidenti i këtij shteti Volodymyr Zelensky.
Duke folur në fjalimin e tij të natës, udhëheqësi ukrainas tha: “Diskutimet duhet të përfundojnë me vendime”.
“Vendimet për forcimin real të mbrojtjes sonë kundër terroristëve. Aleatët kanë numrin e nevojshëm të tankeve. Kur të merren vendimet e nevojshme me peshë, ne do të jemi të lumtur t’ju falënderojmë për çdo vendim me peshë”, ka theksuar Zelensky.
Komentet vijnë pasi të gjithë sytë mbeten te Gjermania dhe nëse ajo do të japë miratimin e saj që Polonia të dërgojë tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë.
Sky News raportoi më herët se një burim diplomatik me njohuri për diskutimet kishte thënë se ata besojnë se miratimi gjerman për Poloninë “do të vijë këtë javë”.
Gazeta gjermane e lajmeve Spiegel ka raportuar gjithashtu se Gjermania do të lejojë vende të tilla si Polonia të rieksportojnë tanke Leopard 2.