75 Mall Live Search
10:20 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

U ekzekutua në rrugë, sot varroset ish-pjesëtari i UÇK-së, Nysret Cena

Ish-veterani i UÇK-së, Nysret Cena do të varroset sot. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Kaçanik të Vjetër në orën 15:00.

Ish- veteran i UÇK’së u ekzekutua me breshëri plumbash brenda veturës së tij pak para mesnatës derisa ishte duke vozitur në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

Atentati ndaj tij dyshohet se ishte i planifikuar pasi që momentin kur u ekzekutua, vetura që po dyshohet se ka kryer krimin kishte ndezur sinjalizuesit. E njëjta veturë ka tejkaluar veturën e shënjestruar duke shtënë disa herë.

Këtë e faktojnë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga një objekt në afërsi të vend ngjarjes. Ndërsa vetura që po dyshohet se ka kryer aktin është gjetur e djegur në një lokacion tjetër jo shumë larg vendit të krimit.