Bëhet e gjallë Besa e Pejës, emëron drejtorin e ri sportiv dhe trajner Haxhi Zekën

Skuadra e famshme kosovare, Besa e Pejës ka bërë hapat e parë drejt ringjalljes. Skuadra pejane që po garon në rang të ulët garash dhe në pozita të ulta tabelare ka emëruar drejtorin dhe trajnerin e ri.
Adis Salihu është emëruar drejtor ndërsa Haxhi Zeka trajner i skuadrës. Madje Besa e Pejës ka paralajmëruar transfere të reja.
“Drejtori Sportiv Adis Salihu dhe Kryetrajneri Haxhi Zeka vazhdojn me grumbullimin dhe pregaditjet e ekipës,në ditët në vijim do të ju prezentojm prurjet e reja zyrtare në klub” thuhet në njoftimin e Besës./Indeksonline/