Konfirmon SHSKUK: Arben Bislimi dha dorëheqje për shkaqe personale

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka konfirmuar për IndeksOnline, dorëheqjen e u.d të Klinikës së Onkologjisë Arben Bislimi. Sipas SHSKUK-së, Bislimi ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale dhe se së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë./IndeksOnline/