75 Mall Live Search
16:38 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / AR

Qasja e qeverisë ndaj propozimit franko-gjerman, Nitaj: E mjegullt, e paqartë dhe jotransparente

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se qasja e Qeverisë ndaj propozimit Franko-Gjerman, është e mjegullt, e paqartë, jotransparente.

Nitaj ka thënë se oferta e radhës do të jetë shumë e keqe për palën reguzuese. 

“Ajo që është e sigurtë është se pala refuzuese, ofertën e radhës do ta ketë shumë më të keqe se sa propozimin e tashëm”, ka shkruar Nitaj. 
Postimi i plotë i Nitajt: 

Qasja e Qeverisë ndaj propozimit Franko-Gjerman, është e mjegullt, e paqartë, jotransparente!
Ajo që është e sigurtë është se pala refuzuese, ofertën e radhës do ta ketë shumë më të keqe se sa propozimin e tashëm.
Kështu i ka pas ndodhur edhe Millosheviqit në vitet 1998-1999.
I ka pasë refuzuar krejt propozimet amerikane deri në fushatën e bombardimeve. 
Për këtë të fundit nuk e kan pasë pyetur Millosheviqin!