A jep lazeri rezultat kundër plakjes së lëkurës?

“Estethica” zotëron portfolin më të zgjeruar të teknologjive estetike mjekësore në vend.
Fillimisht përmes analizave të fytyrës apo të flokëve përcaktohen nevojat e lëkurës apo të flokëve. Në bazë të rezultateve bëhen planifikime të personalizuara për produkte dhe trajtime.

“Estethica” është klinikë referente dhe është e autorizuar për kompanitë Alma Lasers International, Novoxel dhe APS Tricopat nga Italia për kryerjen e shërbimeve estetike.
Njëherazi, distribuojnë disa prej produkte dermoestetike/ mjekësore ndërkombëtarisht të njohura, me të cilat i furnizojmë barnatoret anekënd Kosovës.
Plot nga fytyrat publike apo personat “VIP” kryejnë shërbime në këtë klinikë.
Revolucionimi me LASER
Trajtimet me laser kanë revolucionarizuar kujdesin ndaj lëkurës, duke u mundësuar grave dhe burrave të eliminojnë në mënyrë të sigurt të metat dhe të përmirësojnë tonin dhe strukturën, me rezultate tërheqëse natyrale. Në klinikën “estethica” me Ass.Msc. Krenar Dobroshi, që ndodhet në Prishtinë, klientët në të gjithë Kosovën dhe shtetet të tjera përfitojnë nga trajtimet më të fundit estetike me laser me cilësi të lartë.
Një lazer është një rreze dritë e fokusuar intensive e përbërë nga një gjatësi vale të vetme. Çdo lazer është specifik për llojin e funksionit që kryen. Qëllimi i një lazeri është të trajtoj një gjendje pa dëmtuar indin përreth.
Çfarë lloj procedurash për përtëritje të lëkurës ofron “estethica”?
Duke përdorur teknologjinë më të fundit të lazerit, Ass.Msc. Krenar Dobroshi i njohur ndryshe si “Master of Lasers”, mund të zvogëloj shenjat e dukshme të plakjes në fytyrë, duke përfshirë linjat e holla dhe rrudhat. Duke stimuluar prodhimin e ri të kolagjenit, trajtimet me laser gjithashtu mund të rivendosin elasticitetin, strukturën e lëmuar të lëkurës dhe të zvogëlojnë poret e zgjeruara. Përveç kësaj, nga koleksioni i laserëve mund të heqen njollat e kuqe, njollat kafe, shenjat e lindjes, kapilarët e zgjeruar, tatuazhet në vetulla apo në trup, skuqjen e përgjithësuar dhe qimet e padëshiruara.
Disa nga rezultatet

Trajtimi i kapilarëve dhe rinimi i lëkurës

Kombinim i lazerëve për rigjenerim, zvogëlim të poreve dhe shkëlqim të lëkurës

Me kombinimin e të gjitha shërbimeve dermatologjike & estetike në një qendër të vetme, “estethica” është unike në ofrimin e tyre në Kosovë.

Stafi i veҫantë dhe pozitiv që nga themelimi në 2012 bën përpjekje vazhdimisht që të përmirësoj kualitetin e shërbimit duke analizuar kënaqësinë e klientit.

Janë përherë në kërkim të avancimeve dhe janë qendër referente për të gjitha shërbimet.
Për termine
Klinika “Estethica”
044/049 344-284
www.estethica-ks.com
instagram&facebook: estethica.prishtine