75 Mall Live Search
09:04 / E Enjte, 26 Janar 2023 / B O

Kukësi prezanton kosovarin që luante në Zvicër

Skuadra e njohur shqiptare, Kukësi ka prezantuar kosovarin që luante në futbollin zvicëran, Erduan Smajlin.

“Erduan Smajli është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 19-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
19 vjeçari nga Ferizaj, i lindur në Zvicër vjen te Kukësi nga kampionati zviceran ku së fundmi ka qenë pjesë e Chiasos teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Young Boys. Smajli ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Genoas në Itali.
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Erduan Ismajli dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Erduan” thuhet në njoftimin e Kukësit./Indeksonline/