Lady Gaga e kënaqur me nominimin për “Oscar”

Lady Gaga është shprehur tejet e lumtur që kënga “Hold My Hand” të cilën e ka realizuar me producentin BloodPop, është nominuar për Oscar.
Këngëtarja e aktorja falënderon organizimin e Oscars, Akademinë, përmes Instagramit, transmeton Indeksonline.
“Jam falënderuese për Akademinë që nominoi këngën Hold My Hand për një Oscar këtë vit!”, shkroi ajo.
Lady Gaga më parë ishte nominuar në dy kategori si kënga më të mirë origjinale./Indeksonline/