Detaje nga zjarri i madh që përfshiu objektin e FSK-së në Istog

IndeksOnline ka raportuar para pak çasteve për një shpërthim zjarri në objektin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Istog.
Burimet e IndeksOnline kanë thënë se zjarri ka renë në një aneks të objektit por pa shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes nuk ka persona të lënduar ndërsa zjarrfikësit dhe pjesëtarët e FSK-së kanë lokalizuar zjarrin dhe janë duke e shuar atë./IndeksOnline/