75 Mall Live Search
08:26 / E Diele, 29 Janar 2023 / Gj. Sh

Superliga e Kosovës në Basketboll vjen sot me dy ndeshje interesante

Prince Caffe Superliga e Kosovës në Basketboll, vjen sot me dy ndeshje tepër interesante të javës së 20-të.

Vëmendja do të jetë në qytetin e Prizrenit, ku KB Bashkimi do të jetë nikoqire e KB Pejës, shkruan IndeksOnline.

Prizrenasit deri më tani numërojnë tetë fitore e 11 humbje, ndërsa verdhëzinjët kanë 13 fitore dhe gjashtë humbje.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme zhvillohet mes Rahovecit dhe Sigal Prishtinës.

Klubi nga kryeqyteti është në garë për titullin kampion, ku deri më tani ka 14 fitore e pesë humbje, ndërsa ”Vreshtarët” janë në pozitën e fundit me dy fitore e 17 humbje.

Kjo ndeshje do të nis nga ora 19:00./IndeksOnline/