75 Mall Live Search
11:37 / E Diele, 29 Janar 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Chelsea transferon mbrojtësin Gusto për 30 milionë euro

Malo Gusto transferohet tek Chelsea deri në qershor 2030 dhe do të kalojë pjesën tjetër të sezonit në huazim te Lyon.

Në total, tashmë ka më shumë se 450 milionë euro transferime këtë sezon për Chelsean.

Futbollisti i Lyon do të arrijë te Chelsea për të forcuar pozitën e mbrojtësit të djathtë për sezonin e ardhshëm. 19-vjeçari ishte një nga objektivat kryesore të klubit londinez në këtë afat kalimtar.

Gusto këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje me ekipin aktual.