Përveç të ftohtit, Peja thotë se ndeshja ndaj Bashkimit u shty edhe për një arsye tjetër

Ballafaqimi ndërmjet Bashkimit dhe Pejës që ishte planifikuar të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 është shtyrë për shkak se temperaturat në palestër ishin shumë të ulëta.
Por, menjëherë pas vendimit për shterje, klubi i basketbollit Peja ka cekur edhe një arsye tjetër që çoi në moszhvillimin e ndeshjes.
Sipas tyre, në palestrën “13 Qershori” në Suharekë nuk kishte edhe siguri të mjaftueshme.
“Për shkak të ftohtit të madh në palestër dhe mungesës së sigurisë së paraparë në proporcionet e garave ndeshja e sotme e paraparë ndërmjet Bashkimit dhe Pejës nuk u zhvillua”, thuhet në njoftimin e Pejës.
Orari i ri i ndeshjes duhet të përcaktohet brenda 24 orëve.