75 Mall Live Search
23:33 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Cremonese bën edhe një befasi, pas Napolit eliminon edhe Romën në Kupën e Italisë

Skuadra e Cremoneses ka kaluar në gjysëmfinale të Kupës së Italisë.

Pasi eliminuan Napolin, në çerkfinale ishte radhe e Romës ku e mposhtën midis ” Olimpicos” me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Cyriel Dessers shënoi golin e epërsisë për Cremonesesm në minutën e 28-të, duke shkuar në pushim me epërsi prej një goli.

Me të filluar pjesa e dytë, Celik me një autogol qoi shifrat në 0-2.

Krejt çka arriti të bëjë Roma ishte goli i nderit nga Andrea Belotti në 90+4.

Cremonese në gjysëmfinale do të përballet me Fiorentinën, e cila kishte eliminuar Torinon./Indeksonline/