75 Mall Live Search
23:09 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Manchester United përballë Newcastle në finale të EFL Cup

Manchester United ka kaluar në finale të EFL Cup.

”Djajtë e kuq” ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysëmfinale ndaj Nottingham Forestit me rezultat 2-0, ku rezultati i përgjithshëm është 5-0, shkruan IndeksOnline.

Martial shënoi golin e parë në minutën e 73-të, ndërsa tre minuta më vonë ishte radha e brazilianit Fred.

Në finale Manchester United do të ketë përballë skuadrën e Newcastle United, e cila eliminoi Southamptonin.

Ndeshja finale do të zhvillohet me 26 shkurt./IndeksOnline/