22:56 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Këndellet Juventusi, mposht Lazion dhe kalon në gjysëmfinale të Kupës së Italisë

Juventusi është kualifikuar në gjysëmfinale të Kupës së Italisë.

Bardhëzinjët sonte mposhtën skuadrën e Lazios në ”Alianz stadium, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar mbrojtësi brazilian Bremer, në minutën e 44-të.

Në gjysëmfinale Juventusi do të përballet me rivalin e përbëtuar, skuadrën e Interit./IndeksOnline/