75 Mall Live Search
09:31 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / B O

Katër vetura aksidentohen në pak minuta në këtë rrugë të Prishtinës, shkak ngrica

Katër vetura janë aksidentuar në pak minuta mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Aksidentet kanë ndodhur në rrugën “Lushnja” në kryeqytet.

Bora e rënë natën dhe i ftohti që ka mbretëruar në mëngjes ka shkaktuar ngrica duke bërë rrugën zor të kalueshme dhe të rrezikshme.

Rruga çon për në Veternik dhe është tatpjetë./Indeksonline/