Një grua në Prishtinë rrahet nga burri dhe nëna e saj

Një grua është sulmuar dje fizikisht nga bashkëshorti dhe nga nëna e saj.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, diku rreth orës 18:40.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore.
E njëjta ka marrë tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin policor.