75 Mall Live Search
11:48 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / B O

Lëndohet Curry, në dyshim për All Star Game

Stephen Curry do të jetë jashtë parketit për një kohë të pacaktuar pasi skaneri konfirmoi këputje të pjesshme të ligamenteve dhe membranave në këmbën e tij të djathtë, të cilën e pësoi në ndeshjen e së dielës me Dallas Mavericks.

Golden State Warriors në deklaratën e tyre nuk dhanë një afat të saktë për riaftësimin, duke treguar vetëm se lojtari do të ndalet “disa javë”, duke qenë kështu në rrezik për ndeshjen e All-Star, të planifikuar për më 19 shkurt. Steph Curry është planifikuar titullar në skuadrën e Perëndimit përkrah LeBron James, Nikola Jokic, Zion Williamson dhe Luka Doncic.

Luka Doncic që nga mbrëmë ka një shok të ri te Dallas Mavericks. Ky është Kyrie Irving, i cili i kishte kërkuar Brooklyn Nets të largohej nga skuadra deri në mbylljen e merkatos. Gjithsesi, ata do tw jenë jenë kundërshtarë në All-Star, pasi Irving është zgjedhur, si lojtar i Nets, në pesëshen startuese të skuadrës Lindore së bashku me Giannis Antetokounmpo, Kevin Durant, Jayson Tatum dhe Donovan Mitchell.

Rezultatet e fundit:

Orlando Magic – Charlotte Hornets 119-113

Cleveland Cavaliers – Indiana Pacers 122-103

Philadelphia 76ers – New York Knicks 97-108

Toronto Raptors – Memphis Grizzlies 106-103

Denver Nuggets – Minesota Timberwolves 98-128

Sacramento Kings – New Orleans Pelicans 104-136