75 Mall Live Search
17:24 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / MSH

Tërmeti godet edhe linjën detare, dita e dytë që po digjet porti i Turqisë

Një tërmet prej 7.8 ballësh, i shoqëruar nga disa tërmete të tjera gati aq të mëdha, ka bërë Turqinë që pothuajse të kolapsojë që nga dita e djeshme.

Numri i viktimave dyshohet të ketë kaluar mbi 6 mijë, teksa mijëra ndërtesa janë shkatërruar plotësisht, transmeton Indeksonline.

Tërmeti që kishte epiqendër Gaziantepin, u dëgjua edhe në shtetet fqinje.

Ndërkohë, për shak të magnitudës së lartë, porti i Turqisë mori flakë dje.

Ky zjarr nuk ka arritur të shuhet akoma, duke vështirësuar kështu pranimin e ndihmave që po shkojnë nga shtetet e huaja, drejt Turqisë.

Sipas BBC, anijet e nisura për në zonën e fatkeqësisë nga tërmeti, po devijohen për shkak të dëmëve të rënda nga zjarri në port.

Pamjet e siguruara nga Reuters shfaqin tymin në port, ku zjarri ka përfshirë disa kontejnerë.

Me rrugët dhe aeroportet e dëmtuara, do të rriten edhe problemet logjistike me të cilat përballen qeveria dhe agjencitë e ndihmës në përpjekjet për të marrë ndihma dhe furnizime për zonën.