75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / AR

Aktorja e ‘James Bond’ bëhet nënë për herë të parë

Aktorja britanike Gemma Arterton ka sjell në jetë djalin dhjetorin e kaluar.

Lajmin e bëri të ditur ditën e djeshme në një intervistë.

“Ne jemi shumë, shumë të lumtur. Ai ka lindur para Krishtlindjeve” tha 37 vjeçarja.

Ajo ishte e njohur për rolin e saj në filmin James Bond në vitin 2008. Më vonë kishte marr pjesë edhe në filma të tjerë si Prince of Persia: The Sands of Time , Hansel & Gretel: Witch Hunters , Murder Mystery dhe The King’s Man./Indeksonline/