75 Mall Live Search
17:57 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Djali i Ronaldinhos do të nënshkruaj me Barcelonën

Djali i legjendes braziliane, Ronaldinho, João Mendes de Assis Moreira, do të bashkohet me skuadrën e Barcelonës.

Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, transmeton IndeksOnline.

“Jemi krenarë që vazhdojmë ‘sagën’ Ronaldinho. Djali i tij João do të ketë një kontratë me ne, ai është mirë – ne ende nuk e dimë nëse do të jetë me ekipin e Juvenil B”.

“Unë mund të konfirmoj që Barça do të nënshkruajë João, Barça ka qenë gjithmonë pjesë e jetës dhe zemrës sime dhe do të vazhdojë me djalin tim”, konfirmoi Ronaldinho.”, ka deklaruar Laporta./IndeksOnline/