75 Mall Live Search
22:54 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Arriti shifren prej 500 golave, vjen reagimi nga Ronaldo

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, ka arritur në shifrën e 500 golave të shënuar në kampionate.

38-vjeçari këtë e arriti sonte ku shënoi katër gola për Al Nassr kundër skuadrës Al Wehda, shkruan IndeksOnline.

Ronaldo tani ka gjithsejt 503 gola të shënuara vetëm në kampionate, e këtë portugezi e ka quajtur si ndjenjë të shkëlyeshme.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme që kam shënuar katër gola dhe kam arritur golin tim të 500-të në një fitore solide për ekipin”, ka shkruar portugezi në twitter./IndeksOnline/