75 Mall Live Search
00:01 / E Premte, 10 Shkurt 2023 / MSH

Kusari-Lila: Tri vendime të mëdha sot në Kuvend, për 15 vjetorin e Kosovës shtet dhe 25 vjetorin e epopesë së UÇK-së

Shefja e Grupit Parlamentar, njëherazi deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e kënaqur nga arritjet e sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kusari-Lila tha se në dy seanca, Kuvendi sot miratoi nisma legjislative shumë të rëndësishme, si Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ndryshimin e projektbuxhetzit për vitin 2023, i cili përcakton vlerën e koeficientit për pagat në sektorin puvlik, si dhe ndarja e kontigjencave për zonat e prekura nga vërshimet.

“Në vigjilie të përvjetorit të 15-të të shtetit tonë të ri dhe 25 vjetorit të epopesë së UÇK-së, më e mira që mund të bëjmë është t’i shërbejmë vendit me përkushtim dhe dashuri!” tha Kusari-Lila.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot në dy seanca të ndara miratoi nisma legjislative me rëndësi të veçantë për qytetarët e vendit dhe finalizoi dy procese kyqe për drejtësinë dhe barazinë e tyre.

Në Kuvend sot kemi miratuar në lexim të dytë me 66 vota PËR, projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe

Kemi miratuar në lexim të parë dhe pastaj në lexim të dytë, plotësim ndryshimin e projektbuxhetit për vitin 2023 me vlerën e përcaktuar të koeficientit për pagat në sektorin publik.

Pjesë e ndarjeve buxhetore sot janë votuar edhe 15 milionë Eurot e ndara nga kategoria e kontigjencave për zonat e prekura nga vërshimet në zona të ndryshme të Kosovës.

Faleminderit të gjithë deputetëve të Kuvendit të cilët sot treguan përkushtim, qëndrueshmëri dhe kolegialitet për proceset e rëndësisë së lartë për Republikën tonë.

Në vigjilie të përvjetorit të 15-të të shtetit tonë të ri dhe 25 vjetorit të epopesë së UÇK-së, më e mira që mund të bëjmë është t’i shërbejmë vendit me përkushtim dhe dashuri!