Stresi: Nuk i bullizoj femrat, bullizim është kur ia bullizon dikujt fatkeqësinë

Gjatë darkës së mbrëmshme të banorëve të nominuar, një pyetje pikante ishte rezervuar për Stresin.
“A i bullizon femrat edhe jashtë, si këtu brenda?”, ishte pyetja drejtuar rep artistit.
“Unë nuk i bullizoj, thjesht ua them në sy çfarë janë. Rasti konkret ia kam thënë dikujt këtu. S’kam bërë bullizim unë. Bullizim është kur fatkeqësinë e dikujt ia bullizon. Xhuli e ka bullizuar veten, unë se kam treguar historinë e saj”, ka thënë Stresi pos tjerash.