75 Mall Live Search
14:11 / E Shtunë, 11 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Berisha mbyll tubimin e sotëm: Të hënën para Parlamentit!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mbylli sot protestën, ndërsa kërkoi nga mbështetësit të mblidhen sërish të hënën para parlamentit për të kërkuar largimin e qeveriës së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Protesta kombëtare e thirrur nga Berisha nuk zgjati as dy orë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Të hënën ka parlament. Revolucioni na fton të gjithëve para parlamentit të hënën. Të gjithë të bashkohemi, të kalojmë nga beteja në betejë”, tha Berisha.