Daja i pakënaqur me futbollistët e Ballkanit

Skuadra e Ballkanit e ka nisur me fitore sezonin pranveror në Superligën e Kosovës.
kampioni në fuqi mposhti Malishevën në udhëtim me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.
Albion Rrahmani shënoi ”Hat-trick” brenda 15 minutave në pjesën e parë, ndërsa një gol u shënua nga Veton Tusha.
Te Malisheva shënuar Mustafa dhe Hazrollaj.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ishte i kënaqur me fitoren, por kishte kritika ndaj futbollistëve të tij duke thënë se në pjesën e dytë pati ulje të moralit, e kjo nuk i pëlqeu teknikut shqiptar.
“E kishim lojën nën kontrollë dhe morëm një fitore të merituar. Ajo që nuk më ka pëlqyer tek kjo fitore ishte ulja e motivit tek futbollistët në pjesën e dytë, kjo gjë nuk duhet të na ndodhë më. E fillojmë mirë gjysmën e dytë të sezonit dhe jam i lumtur për këtë“, deklaroi Daja pas ndeshje./IndeksOnline/