Nisin polemikat në Angli, futbollisti i West Hamit preku topin me dorë, por gjyqtari dhe VAR heshtën

Kanë nisur diskutimet në Angli, për një episod në ndeshjen mes West Hamit dhe Chelseas.
”Blutë” nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 ndaj rivalëve lokal, në ndeshjen e javës së 23-të të Premierligës, e cila u zhvillua në ‘London Stadium’, shkruan IndeksOnline.
Në minutat e fundit të ndeshjes, futbollisti i West Hamit, Tomas Soucek, ndali me dorë goditjen e Conor Gallagher, por gjyqtari i ndeshjes dhe VAR heshtën rreth këtij episodi.
Edhe pse VAR ekziston, tifozët kanë përsëri diskutime të tilla në rrjejet sociale dhe pyesin njeri tjetrin se a duhej që ky episod të akordohej penallti për skuadrën e Chelseas./IndeksOnline/