Goli i javës vjen nga Serie A (VIDEO)

Goli më bukur i kësaj jave është realizuar në kampionatin italian Serie A.
Mesfushori i Spezia Daniele Verde, ka realizuar një supergol ndaj Empolit, në ndeshjen e cila përfundoi me barazim 2-2, shkruan IndeksOnline.
Verde shënoi të dy golat për skuadrën e Spezias, por goli i dytë ishte fantastik, ku me një goditje të fuqishme bombardoi portën e portierit kundërshtar në minutën e 31-të./IndeksOnline/