75 Mall Live Search
00:06 / E Diele, 12 Shkurt 2023 / C E

Rekordmeni Toni Kroos, fiton Kupën e Botës për herë të gjashtë

Real Madridi është shpallur kampion i botës për klube.

Në një finale që prodhoi jashtëzakonisht shumë gola, “Los Blancos” triumfuan ndaj ekipit nga Arabia Saudite, Al-Hilal me rezultat 5:3.

Toni Kroos shkroi historinë, duke u bërë futbollisti i parë që e fitoi këtë titull për herë të gjashtë.

Kroos fitoi Kupën e tij të parë të Botës për Klube me Bayern Munich në vitin 2013 pasi mundi Raja Casablanca në finalen e zhvilluar në Marrakech.

Më pas ai ka fituar pesë titujt e tjerë me Real Madridin (2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2022). 

Për më tepër, ish-reprezentuesi gjerman e ka fituar këtë trofe sa herë që ka marrë pjesë dhe nuk di asnjë humbje në këtë kompeticion.