75 Mall Live Search
14:57 / E Diele, 12 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Trepça ’89 mposht Dritën, i bën nder Ballkanit

Trepça ’89, ka marrë tre pikë të mëdha, duke e mposhtur Dritën në ndeshjen e javës së 19-të.

Skuadra nga Mitrovica, fitoi me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar futbollisti Armend Gashi, në minutën e 12-të.

Me këtë fitore Trepça ’89 është larguar nga zona e rrezikshme, duke u renditur në vendin e shtatë me 22 pikë.

Në anën tjetër, Drita mbetet në pozitën e dytë me 38 pikë, tre më pak se skuadra e Balllkanit./IndeksOnline/