75 Mall Live Search
09:58 / E Hënë, 13 Shkurt 2023 / k.v

Grabitje e armatosur në Prizren, policia arreston dy të dyshuar

Një femër ka njoftuar dje policinë në Prizren se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë asaj një shumë parash.

Policia ka bërë të ditur se pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes, ndërsa i dyshuari tjetër ishte nxitës i veprës penale dhe i njëjti ka marr një pjesë të parave nga i dyshuari tjetër.

“Lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë pa municion e cal. 9mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel të stacionit në Prizren./IndeksOnline/