75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 13 Shkurt 2023 / AR

Këtu mund ta shikoni performancën e Rihannas në Super Bowl 2023

Ylli botëror i muzikës, Rihanna, la të gjithë gojëhapur kur mbrëmë performoi shtatzënë, në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl 2023.

Se këngëtarja nga Barbadosi, është shtatzënë për herë të dytë, nuk e kishin konfirmuar më parë, askush nga përfaqësuesit e saj, por as edhe nga vet ajo.

Ajo qe e veshur në një kostum në ngjyrë të kuqe të zjarrtë, kombinim i cili i ngjante shumë.

Për ju që nuk e keni parë, më poshtë mund ta shihni të plotë, performancën e saj fantastike në Super Bowl 2023.