75 Mall Live Search
09:22 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / B O

Të gjithë po flasin në Angli për të, njihuni me 18 vjeçarin që po bën senzacion me Liverpoolin, spanjolli që është djali i një serbi

Në tri ndeshje që ka startuar me Liverpoolin, Stefan Bajcetic është vlerësuar si futbollisti më i mirë në fushë për skuadrën e Jurgen Klopp. Në fund të muajit tetor ka mbushur 18 vite jetë, por analistët e vlerësojnë lojën e tij si të një lojtari me përvojë të madhe.

I pjekur, i fuqishëm, luftarakë, i saktë me pasime, driblime të hatashme, lojë atraktive dhe pasqyrë të hatashme të lojës, është përshkrimi që i bëhet lojës së Bajcetic.

Stefan Bajcetic Maquieira arriti në Liverpool nga Celta Vigo për 200 mijë funta. Me 17 vite, mesfushori debutoi për Liverpoolin në ndeshjen e sezonit të kaluar ndaj Bournemouth.

Bajcetic Jr është djali i Srdjan Bajcetic, ish-lojtar i Celta de Vigo, Vojvodina, Zvezda dhe Braga.

Bajcetic është lojtari i tretë më i ri për Liverpoolin që ka shënuar gol, pas Michael Owen e Raheem Sterling.

“Që prej se ka filluar të luaj në skuadër, ai është lojtari më i mirë i yni në fushë” ka thënë Salah për të.

Një fenomen dhe lojtar maestral e kanë vlerësuar analistët në Sky Sport paraqitjen e tij ndaj Everton./Indeksonline/