75 Mall Live Search
22:55 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / C E

Tradita e mposht paranë, Bayerni triumfon në mes të Parisit

Bayern Munchen ka dalë fitues i ndeshjes së parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen që u zhvillua në ‘Parc des Princes’, gjermanët triumfuan ndaj PSG-së, me rezultat 0-1, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Kingsley Coman në minutën e 53-të të ndeshjes, ku shfrytëzoi për mrekulli një krosim të Davies.

PSG shënoi në minutën e 82-të por goli i Mbappe u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Në minutat shtesë Bayerni mbeti me 10 lojtarë pasi që Pavard u ndëshkua me të kuq.

Ndeshja e kthimit në Munich do të zhvillohet me 8 mars. /IndeksOnline/