75 Mall Live Search
08:18 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / MSH

Stresi ia thotë në sy Xhulit: Nuk të shoh si fituese të BBVK, por në rast se ndodh do të ta zgjas dorën

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi i është përgjigjur një pyetje të Xhulit, pasi ata të dy po shijonin ëmbëlsirat në kuadër të sfidës së çifte për “Shën Valentin”.

“Çfarë sheh ti në sytë e tu që kam dhënë si Juliana unë për këtë shtëpi?”, ka qenë një pyetje e Xhulit, drejtuar Stresit.

“Unë nuk shoh që ti ta fitosh ‘Big Brother’. Nëse ti e fiton, unë ty ta jap dorën dhe të them ‘urime, e gëzofsh fitoren dhe qofsh e lumtur’. Unë ta uroj publikisht dhe të them ‘bravo’, e organizojmë dhe një ‘after party’”, ka thënë Stresi pos tjerash.