75 Mall Live Search
15:10 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Grenell, Vuçiqit: Faleminderit për dekoratën!

Edhe zyrtarisht, Serbia e ka nderuar ish-emisarin e SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell me urdhrin e flamurit serb.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Grenell, i cili ka shpërndarë videon nga ky moment.

Për të, ky çmim është i një rëndësie fort të madhe.

“Faleminderit presidentit serb, Aleksander Vuçiq si dhe Qeverisë serbe dhe popullit serb për këtë çmim të madh. Sot më është dhënë nderimi më i lartë, “Urdhri i Parë i Flamurit Kombëtar”, ka shkruar Grenell.