Stresi-Julianës: Asnjë femër se kam qitë poshtë, ti e ke meritu

Bisedat mes Xhulit dhe Stresit janë bërë edhe më të shpeshta që prej ditës së djeshme, kur ata u detyruan të komunikonin me ëmbëlsi e dashuri me njëri tjetrin në kuadër të “Sfidës së Çifteve”.
Kësisoj, dyshja nuk kanë kursyer fjalët dhe mendimet thumbuese dhe për derisa Xhuli ka thënë se në Big Brother VIP Kosova “loja e saj nuk e përfaqëson familjen”, Stresi e ka kundërshtuar këtë teori.
“Ti ke një nënë e baba që të kanë lindur dhe ti i përfaqëson ata denjësisht. Ti nuk je njëri pra nëse nuk e përfaqëson familjen, ti vet ke tregu e ke futë familjen këtu ke tregu që ke vëllezër e motra”, ka thënë Stresi.
“Unë përfaqësoj babain dhe nënën time të tregoj çfarë familje kam. Asnjë femër se kam qitë poshtë, ti e ke meritu. Sepse ashtu dyshime kam pasur që në fillim dhe ai person je”, ka shtuar ai.
Xhuli ka këmbëngulur se në BBVK përfaqëson vetëm veten.
“Nuk e mohoj që kam familje përkundrazi jam dhe krenare, por çka nuk dua është të mos flasë për familje në korniza të lojës. Unë këtu përfaqësoj strategjinë time dhe vetën”, ka thënë ajo.