75 Mall Live Search
21:39 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Ederson i kërkon ta gjuaj penalltinë në anën e djathtë, Saka e mposht me stil (VIDEO)

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, pjesa e parë e derbit anglez mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Cityzens kaloi e para në epërsi me golin e Kevin De Bruyne në minutën e 24-të.

Topçinjët ia dolën ta barazojnë rezultatin në minutën e 41-të, pasi Bukayo Saka u tregua i sakt nga penalltia.

Pikërisht penalltia e shënuar nga 21 vjeçari ishte momenti më interesant në pjesën e parë, ku portieri i Cityt, ederson tentoi ta dekoncentronte duke iu drejtuar atij ta gjuaj penalltin nga ana djathtë.

Saka vendosi të gjuaj pikërisht në anën e djathtë, ku goditja e tij me plot stil përfundoi në rrjet, kurse braziliani u hodh në anën tjetër./IndeksOnline/