Chelsea vazhdon me formë të dobët edhe në Ligën e Kampioneve, mposhtet nga Dortmundi

Skuadra e Chelseas nuk po arrin të këndellet kursesi, duke pësuar humbje nga Borusia Dortmundi në Ligën e Kampinëve.
”Blutë” u mposhtën në udhëtim me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Karim Adeyemi në minutën e 63-të.
Kjo është një fitore e rëndësishme për Dortmundin, pasi shkon me epërsi prej një goli në ndeshjen e dytë e cila zhvillohet në ”Stamford Bridge”, më datën 7 mars./IndeksOnline/