Chelsea nis bisedimet me PSG-në për transferimin e Neymar

Neymar pritet të largohet nga skuadra e PSG-së fjatë afatit kalimtar veror.
Kështu ka bërë të ditur klubi francez pak ditë më parë, shkruan IndeksOnline.
Nuk ka kaluar shumë kohë nga ky njoftim, dhe skuadra e Chelseas ka nisur negociatat për transferimin e brazilianit në Stamford Bridge.
Le Parisien raporton se presidenti i anglezëve, Todd Boehly gjatë ditës së sotme ka pasur një takim me presidetin e parizienëve, Nasser Al-Khelaifi, ku kanë diskutuar për transferimin e Neymarit.
Sipas gazetës Chelsea është e gatshme të paguaj 60 milionë euro për sulmuesin brazilian./IndeksOnline/