75 Mall Live Search
23:35 / E Mërkurë, 15 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Shitja e Manchesterit te sheikët e Katarit merr dritën jeshile nga UEFA

‘Katar Sports Investment” e cila ka në pronësi tash e 12 vite skudrën franceze PSG, kanë shfaqur interesim për të blerë edhe klubin anglez Manchester United.

Ata kanë hasur në veshtirësi pasi një rregullore e UEFA-së ndalon që dy skuadra me pronar të njejtë të përballen në garat evropiane, skruan IndeksOnline.

Por sipas asaj që raporton Daily Mail., UEFA do të lejoj që emirët e Katarit të bëjnë ofertë për blerjen e Manchester Unitedit.

Sipas gazetës shumë shpejt pritet që enmiri i Katarit të bëjë një ofertë prej 4.5 miliardë funte drejt për të filluar negociatat me familjen Glazers.

Afati për të gjitha ofertat është data 17 shkurt./IndeksOnline/