Milani e kryen marrëveshjen me portierin e njohur italian

AC Milan do të bëhet me portier të ri. Skuadra e madhe italiane e ka kryer marrëveshjen me portierin italian, Marco Sportiello.
30 vjeçari do të jetë i Milanit nga muaji korrik dhe do të vije si transfer i lirë nga Atalanta. Sportiello do të jetë rezervist i Maignan që do të jetë startues te Milani.
Me ardhjen e portierit të Atalantës, Milani ka konfirmuar që nuk llogarit më në shërbimet e portierit aktual, Tatarusanu./Indeksonline/