75 Mall Live Search
15:39 / E Enjte, 16 Shkurt 2023 / S Z

Spitali i Gjakovës/ Për një vit u kryen 1 mijë e 991 operacione dhe 1 mijë e 695 lindje

Në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, janë kryer 395 mijë e 319 parametra, apo analiza laboratorike dhe  17 mijë e 697 vizita emergjente mjekësore, po ashtu, ka pasur  gjithsej 14 mijë e 324 pacientë të hospitalizuar. Këto shërbime janë kryer gjatë vitit 2022, e që janë të evidentuara në raportin zyrtar të punës.

Në këtë Spital janë kryer 1 mijë e 991 operacione, 717 në Repartin e Kirurgjisë, 326 në atë të Ortopedisë, 212 në Urologji, 141 në Oftalmologji, 103 në Gjinekologji, 475 në akusheri dhe 17 në Otorinolaringologji. Në kuadër të Njësisë Koronare janë trajtuar 874 pacientë, kurse në  Intensivë 209 pacientë.

Në Spitalin e Gjakovës, janë kryer edhe  1 mijë e 695 lindje, 9 mijë e 672 seanca të Dializës,  2 mijë e 548 Tomografi të Kompjuterizuara (CT),  11 mijë e 75 ultrazë, 15 mijë e 343 radiografi ( rëntgene) dhe shumë shërbime të tjera nëpër reparte të ndryshme./Indeksonline/