Ylli skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës

Golden Eagle Ylli është skuadra e fundit e cila ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Suharekasit kanë mposhtur në çerekfinale Ponte Prizrenin me rezultat 93-78, shkruan IndeksOnline.
Te Ylli u dallua Rashun Davis i cili arriti të shënoj 25 pikë, ndërsa te Prizreni më i miri ishte Adam Grant, me 23 pikë të shënuara.
Në gjysmëfinale Golden Eagle Ylli do të përballet me Sigal Prishtinën./IndeksOnline/