75 Mall Live Search
15:51 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Spiuni britanik i ambasadës në Berlin, dënohet me 13 vjet burg

Spiuni britanik në ambasadën britaneze në Berlin, i cili ia shiste sekretet Rusisë dhe u fut në kurth të MI5, është dënuar me 13 vjet e dy muaj burg.

David Smith, 58 vjeçar, tentoi t’i dëmtojë interesat e Britanisë duke përcjellur informata të hollësishme të ambasadës dhe stafit të saj për pagesa, gjen gjykatësi pasi ai u shpall fajtor.

Gjatë dënimit të tij, gjykatësi Wall tha se Smith ‘kishte rrezikuar ata’.

Kurse, policia britaneze i përshkroi veprat e tij se ‘të rrezikshme dhe papërgjegjshme’.

Ata kanë zbuluar se si spiuni u kap në një hetim “të shquar” që përfshin dy agjentë të rremë rusë që punonin për shërbimet britanike të sigurisë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Smith, më parë me RAF, kishte qenë i punësuar si roje sigurie në ambasadën në Berlin për katër vjet kur, në vitin 2020, ai i shkroi një gjenerali rus duke i transmetuar emrat, adresat dhe numrat e telefonit të kolegëve, së bashku me dokumentet dhe informacionin në lidhje me lejet e sigurisë.

Letra përfundoi në duart e Policisë Metropolitane dhe MI5, duke shkaktuar një hetim të madh që përfshinte edhe zbatimin e ligjit gjerman.

Për të mbledhur prova shtesë, Smithit iu tha se një burrë me emrin rus Dmitry duhej të vizitonte ambasadën dhe atij iu kërkua ta rregullonte procedurën e kalimit të sigurisë